Detajet e pyetjes
Si mund te ndertojme nje turizem cilesor?
01.08.2015 : 12:56:52 PM | TURIZMI | shqipON
8
596
shk
8
prgj

Mund te ndertohet turizmi duke i lene ne duart e mafies se ndertimit fatet e ketij vendi? Si do shpetohet bregdeti i Shqiperise? A nuk do ishte me mire te ftoheshin kompani te medha te huaja, qe te benin investime serioze dhe cilesore, duke u bere shembull per hotelieret shqiptare? Kush e pengon ardhjen e tyre? Pse nuk krijohet nje plan kombetar per agroTurizmin qe tu vije ne ndihme dhe bujqesise shqiptare? Do lejojne pushtetaret e betonit te investohet ne kete drejtim ku nuk duhen pallate me shume kate ;)


Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.08.2015 : 01:04:24 PM
2

Nuk mund edhe te ndertohet shqiperia normale dhe te vidhet prej pushtetareve te tranzicionit dhe njerezve te tyre. Kjo eshte nje iluzion "vjedh vjedh por edhe punon"

Duhet lene qe vendi te marri fryme dhe shqiptaret te investojne ne baze te rregullave te qarta dhe respektuara nga te gjithe dhe te garantuar nga shtetii i se drejtes.



01.13.2015 : 11:47:40 AM
1

Duhet te sjellim investitore te huaj, te medhenj dhe serioze per te sjelle cilesi dhe modele ne zhvillim. Por derisa te jete pasha Kokekdhima apo feudali Dako etj, Shqiperia do mbetet nje hale ku hale tamam nuk do kete as nen plazh



01.19.2015 : 10:08:26 AM
2

Shqiperia eshte e bekuar nga Zoti, per pasur nje turizem te zhvilluar. Turizmi ka nje ndikim te madhe ne zhvillimin e ekonomik dhe social te nje vendi. Ende sot, asgje nuk eshte bere per kete gje, pervec nje betonizimi te bregdetit shqiptar. 



01.24.2015 : 01:10:53 AM
1

Largo kokdhimat, vangjelat, mustaqen e Vlores dhe mafjoze te tjere qe shkaterruan bregdetin shqiptar ne radhe te pare, ne menyre qe Shqiperia te mare fryme.



01.24.2015 : 11:37:59 PM
0

PASTERTI - GJELBERIM -SHERBIME - INVESTIME TE HUAJA  DHE VENDASE ME LEHTESIME TAKSA



02.04.2015 : 07:00:58 PM
0

Shqiperia ka nje pozicion mjaft te favorshem gjeografik , ku mund te zhvillohen thuajse te gjitha llojet e ndryshme te turizmit dhe eshte nje fatkeqesi qe turizmi yne ndodhet ne kete gjendje . Dhe do te ndodhet per shume kohe nese nuk do te zbatohet nje politike eficente ne kete drejtim . Hapi i pare dhe shume i  rendesishem qe duhet te ndiqet eshte  ndalimi i betonizimit vend e pa vend . Dhe kjo mund te behet vetem ne saje te investimeve te medha dhe serioze nga investitore te huaj por edhe shqiptare .



02.06.2015 : 02:24:09 PM
0

Koco kok.. ka marre pronesine e Jales dhe jep leje per gjithe Jugun shqiptar. Ky eshte vizioni ripjellas mavi per Shqiperine :(



06.05.2016 : 07:54:18 AM
0

Ardhja e kompanive me reputacion nderkombetar per te krijuar nje trend pozitiv edhe per aktoret vendas