Detajet e pyetjes
Perse denohen vetem njerezit
01.12.2015 : 12:16:37 PM | DREJTËSIA | Ani
4
466
shk
3
prgj

Krijimi i alibise se pushtetareve tane me te korruptuar te kontinentit, se fajin na e paskan njerezit, eshte tallja me e madhe qe u behet shqiptareve te drobitur dhe te masakruar nga nje shtet kleptokrat qe kuron vetem interesat e ngushte personale. Derisa ne kete vend te gjobiten dhe te denohen vetem te "dobetit" e sistemit, shoqeria jone do mbetet  thellesisht e padrejte dhe do kete sukses vetem ai qe eshte afer pushtetit dhe vjedh mjaftueshem per miqte e tij. Sistemi nuk godet te ngjashmit e vet por cilido qe ve ne rrezik privilegjet e kesaj kaste plackitese te pasurive publike.


Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.13.2015 : 01:58:13 PM
1

Drejtesia ka por eshte shume e shtrenjte ! Kjo eshte bauta e shemtuar qe e thone vete gjyqtaret! Normale qe ai qe eshte i dobet dhe nuk ka as lek dhe as miq behet shembull per te mbushur statistikat gjasme po lufothet krimi. Rasti i atij babait qe mbahej  nebur dhe vrau veten per 3000 leke eshte tragjikomike ne nje vend ku mafia eshte njesh me shtetin :(



01.13.2015 : 05:53:47 PM
0

Kur drejtesia te punoje per popullin do mbroje popullin. Tani i zgjedhin dhe punojne pe gangsteret :(

Gjykatesit te zgjidhen nga populli te gjithe dhe te shkarkohen po nga populli!!!!



01.27.2015 : 12:22:26 AM
0

Rama e di qe shqiptaret kujtojne me mall idene e sigurise ne kohen e Enverit, kur njerezit idjota thone "te pakten atehere nuk te ngacmonte njeri, se kishte shtet". Rama do te ngjalle nje shtet te frikshem qe i ben zbor popullit por flirton me mafjozet dhe pushtetaret mafjoze. Ky shtet eshte misherim i mafies, sa me shpejt ta kuptoje populli aq me shpejt fillon ndryshimi. OFF vemjee blu apo mavi apo ata te integrimit :/