Detajet e pyetjes
Si te garantojme nje transparence reale?
01.12.2015 : 12:38:35 PM | | Ledian
9
459
shk
8
prgj

Ca kutpimi ka po ti lihet berja e transparences nje pushteti qe nuk i intereson transparenca por do te beje propagande dhe te publikoje gjerat qe deshiron ai?

Edhe ligji i ri nuk garanton transparence PROAKTIVE por vetem ate reaktive si eshte tani. Pra transparence ne baze te nje procesi burokratik, qe fillon me kerkesen e individit dhe vullnetin e pushtetit per ta bere apo jo? Vendet perendimore kane zgjedhur nje tjeter transparence, transparencen PROAKTIVE ate DIREKTE dhe te MENJEHERESHME, duke bere publike ON LINE gjithe dokumentat dhe aktivitetet shteterore duke mos e sorollatur individin te shkoje neper zyra dhe tu lutet pushtetareve te bejne publike ate qe eshte e drejta e tij, si e garanton neni 23 i Kushtetutes dhe shume konventa nderkombetare. 

Derisa berja publike e te dhenave te jete ne dore te pushtetit, transparenca do maskohet me propaganden dhe shteti do funksionoje si ne komunizem pa llogaridhenie dhe ne erresire te plote.


Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.13.2015 : 11:43:55 AM
5

TRASPARENCE PROAKTIVE SI VENDET SKANDINAVE edhe per pasurite e cdokujt



01.13.2015 : 01:56:20 PM
2

Gjithcka online, dhe denim penal nese nje titullar nuk hedh ne rrjet dokumentin publik te leshuar nga zyra e tij!



01.19.2015 : 10:03:21 PM
3

Der më sot NE populli yn është privuar në një nga  drejta e tij primare  Transparenca e vendimeve për ktë vend që është katandisur në një KAOS prej këtyre palaçove që kemi si politikanë.Vetëm populli mund ta shpëtojë këtë vend duke u ngritur nga gjumi për të kërkuar llogari për cdo vendimarrje si dhe të jenë ata që vendosin për çështje konkrete ,kush më mirë se ne e di nëse na duhet nje rrugë apo një shkollë etj ... ?Të votojë populli , ti zgjidhim vete hallet tona.

ON TRANSPARENCES dhe POPULLIT

 

 

 



01.24.2015 : 01:05:44 AM
0

Kushtetuta jone eshte shume e gjere kur kerkon transparence, sepse nuk e kerkon vetem per aktet shteterore por per gjitha aktivitetet shteterore. Derisa berja publike e aktive do i lihet ne dore vampireve te nje pushteti qe do erresiren, kjo eshte  e kote. Duhet parashikuar si veper penale, mos berja publike e nje akti publik prej nje funksionari publik dhe te denohet me burg dhe jo gjobe si sot.



01.24.2015 : 09:57:04 PM
0

Si nuk pam kurre psh kontraten e rruges se kombit, si nuk shohim dot kontrata e koncesioneve te naftes apo te miniereave? Pushteti ben publik ato informacione qe do. Po nuk  u be veper penale, kjo pune keshtu do vazhdoje!



01.24.2015 : 11:17:18 PM
0

Pa infromacion do kemi turrma delesh qe flasin me klishe neper lokale. Askush nuk mori vesh se cfare u be me belleair, albpetrolin, gjyqet e mustaqes se vlores,  vjedhja e rruges se kombit, dhurata qe iu be CEZ: Cdo gje qe ndodh ke dy versione: nje mavi dhe nje blu, dhe prokuroria qe hesht, media qe lepihet dhe dizinformon. Cfare duhet te beje qytetari ne mungese te informacionit dhe analizes se vertete. DO merret me partite dhe llomotise si idjote fjalet e tyre



01.27.2015 : 12:48:00 AM
0

danezet  kane cdo gje online, edhe ne kemi kompjutera :)



02.01.2015 : 12:07:15 PM
0

OFF: MENTALITETIT KOMUNIST, QE SHTETI VEPRON NE ERRESIRE DHE NUK I JEP LLOGARI QYTETAREVE!

ON: CDO DOKUMENT SHTETEROR ON LINE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!