Detajet e pyetjes
A mund te zgjidhen gjykatesit nga populli
12.30.2014 : 02:28:38 PM | DREJTËSIA | Ledian
12
557
shk
15
prgj

A duhen zgjedhur dhe shkarkuar magjistratet direkt nga populli?


Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.05.2015 : 01:53:48 PM
7

Gjykatesit dhe funksionare te tjere zgjidhen dhe shkarkohen direkt nga populli ne vende te ndryshme. Deri me sot ne Shqiperi si dhe ne disa vende zgjidhen prej Parlamentit ose zgjedhin njeri tjetrin. Kjo ne Shqiperi ka krijuar ne sistem te mbyllur sepse pushtetaret ne cdo sektor zgjedhin njeri tjetrin, duke krijuar raporte besimi dhe kontrolli vetem midis tyre. Qytetaret mbeten spektatore te lojrave te pushtetit, pa patur mundesi per te nderhyre dhe rregulluar makinen shteterore kur ajo devijon prej interesit publik. Normalisht eshte rreziku se qytetaret mund te gabojne dhe te jene populiste apo te manovrohen prej demagogeve. Rreziku do ekzistoje gjithmone, por eshte me e veshtire te manipulosh miljona njerez sesa te korruptosh nje funksionar te vetem qe nuk i jep llogari askujt. Nje gje eshte te gaboje populli per veten e vet, nje gje eshte te lejosh pushtetaret te vjedhin qytetaret dhe te perdhosin interesin publik. Populli ka mundesi dhe deshire te rregulloje gabimet nese i ben, sepse vuan vete, kurse pushteti nuk eshte i interesuar te rregulloje vetveten per aq kohe sa perfiton privilegje per vete dhe sekseret perqark. 

Sot shqiptaret, nuk zgjedhin dhe kontrollojne asgje, sepse dhe deputetet i zgjedh shefi i partise, si dikur ne diktature. Ketij sistemi te korruptuar i hiqet karburanti,  vetem kur u heq mundesine pushtetareve per te zgjedhur njeri-tjetrin. Zgjedhja dhe Shkarkimi, ne cdo moment dhe jo njehere ne 4 vjet, i zyrtareve te larte, si presidenti, prokurori, deputetet, kryetarit te bashkise, drejtorit te RTSH, etj, prej qytetareve direkte, krijon lidhje direkte mes pushtetit dhe qytetarit, ne menyre qe te gjithe te japin llogari tek qytetaret dhe jo tek njeri tjetri.

 



01.13.2015 : 11:48:35 AM
5

Sovraniteti i takon popullit. Pushtetaret e humben besimin tek populli, keshtu qe tani populli e merr ne dore vetet fatin e tij!!!! 



01.24.2015 : 02:30:03 PM
3

Gjykates te rinj, qe te jene ne kontroll per pasurine dhe lidhjet e tyre. Vetem kur te zgjidhen dhe shkarkohen nga populli, ata do i druhen popullit dhe do punojne per te. Eshte realitet ne shume vende edhe ne ShBA.



01.24.2015 : 10:50:03 PM
2

Gjykatesit me te keqinj dhe mafjoze se politikanet, sepse keta te fundit japin njefare llogarie perpara popullit. Ata nuk e duan pavarsine, sepse ua dorezojne pruresit me te pare. Ata kane hequr dore nga paanshmeria apo garanci te tjera kushtetuese qe u jepen per te vendosur DREJTESI. Duhet menduar nje menyre e re qe ti bejme te pergjegjshem dhe te japin drejtesi te vertete. ShBA  dhe vende te tjera e ka zgjidhur duke i zgjedhur direkt nga populli. Ne fund te fundit si gjykatesit, si politikanet marrin vendime per qytetaret, si mund te jene keta jashte kontrollit tone?



01.25.2015 : 11:03:02 PM
2

Gjyqtaret ose KLD duhet te zgjidhet nga populli. Gjyqtaret e kane dorezuar pavarsine qe u dhame tek lekistet e mafjozet duke humbur paanshmerine!

 



01.26.2015 : 02:48:17 PM
2

CA KUPTIMI KA FJALIA "SOVRANITETI I PERKET POPULLIT" KUR POPULLI NUK VENDOS ASGJE :( trishtuese



01.26.2015 : 03:05:18 PM
2

DUHET ZHDUKUR FIGURA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM. GJITHA CESHTJET E RENDESISHME I BESOHEN NJE NJERIU .... PER TI HETUAR APO JO??? DHE KY NJERI NUK KONTROLLOHET, CA LIDHJE KA KJO ME DEMOKRACINE SI PUSHTET I POPULLIT. DUHET QE PROKURORET MOS TE VAREN NGA NJERI TJETRI, POR TE ZGJIDHEN NGA POPULLI OSE NJE ORGAN QE ZGJIDHET NGA POPULLI TE PAKTEN



01.27.2015 : 12:47:10 AM
0

dakord!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 

populli mbret!



01.29.2015 : 09:41:19 PM
0

Pse jo mos te zgjedhe qytetari, kur mund ti paraqitet nje liste me emrat me profesioniste te gjyqesorit,per mendimin tim eshte vendimi me me i drejte ,qe do ti jepte zgjidhje ngercit ku jemi sot i cili  vetem ndarje pushtetesh nuk kemi dhe ne e dime se po nuk funksionoi Gjyqsori nuk mund te ekzistoje nje sistem i shendoshe.



02.01.2015 : 11:25:50 AM
0

Gjykatesit njesoj si deputet apo ministrat marrin vendime ne emer te popullit. Ata hoqen dore nga pavarsia dhe tani jane te varur nga leku dhe partia !