Detajet e pyetjes
Komentoni nese jeni dakord dhe cfare duhet ndryshuar ne platformen SOS qe kemi prezantuar deri tani
01.08.2015 : 12:26:22 PM | | shqipON
5
413
shk
1
prgj

S.O.S.

Sistemi  Operativ  Shqipon - Shqipon  Operating  System

 Ky është një sistem operativ dhe jo programi i radhës i erës së tranzicionit

 

 

  1. Ne jemi një grup intelektualësh  dhe njerëz të lirë që kultivojmë jo vetëm dashurinë për atdheun por dhe idetë dhe kompetencën për të ndërtuar  infrastrukturën  e një demokracie perëndimore dhe të begatë   në Shqipëri.

 

  1. Pas 24 vitesh tranzicion, shqiptarët shohin se iu është vjedhur ëndrra europiane dhe sot mbeten ende ndër popujt më të varfër, me më pak shërbime publike edhe pse të qeverisur nga pushtetarë   të pasur. Kjo nuk është një rastësi, por një kurth oligarkësh që nuk lejon që ekonomia të marrë frymë dhe demokracia të zhvillohet.

 

  1. Ndërtimi i demokracisë dhe një ekonomie të lirë,  kërkon pjesmarrjen e gjithë qytetarëve, prandaj Ne do kërkojmë me forcë krijimin e instrumentave  institucionalë që mundësojnë  fuqizimin  e vendimarrjes qytetare dhe “hollimin” e pushtetit duke e bërë atë transparent dhe llogaridhënës përpara Sovranit të Vërtetë.

 

  1. Për këtë qëllim është e nevojshme distancimi i guximshëm nga gjithë arkitektët dhe përfituesit e këtij sistemi si dhe nga metodat e ndjekura deri tani, që na largojnë nga Europa dhe pamundësojnë ndërtimin e Shtetit të së Drejtës. Shqipëria ka mjaftueshëm intelektualë, njerëz të ndershëm dhe kompetentë të formuar në Perëndim dhe Shqipëri që të mundësojë këtë ndryshim.
  2. Pushteti i tranzicionit ka si ADN të tijin,  korrupsionin dhe shantazhimin reciprok duke krijuar një rrjet solidariteti pervers që përjetëson sistemin oligarkik dhe ndryshimin pa ndryshim.  Projeksioni i këtij sistemi është një realitet banal që asfikson energjitë dhe njerëzit pozitivë sepse për ata jo vetëm nuk ka vend por perceptohen si rrezik për oligarkët e sistemit.
  3. Ajo që politikanët e tranzicionit zbatuan këto dekada ishte thjesht imitimi i demokracisë formale, ose bazuar vetëm  mbi letra. Për këtë arsye u krijua një hon gjigand mes asaj çfarë parashikojnë ligjet dhe asaj çfarë zbatohet në realitet, duke humbur tek qytetarët shqiptarë besimin  për demokracinë dhe të mirat e saj.
  4. Shqiptarët nuk e kanë shijuar ende demokracinë si kudo në Europë, por përjetojnë vazdimin  e mendësisë komuniste në një kostum të ri. Në vend të qytetarëve vendos ende partia dhe njëshi i saj, që shpërndan privilegjet dhe poste për militantët dhe besnikët e saj dhe jo për ata që e meritojnë. Isituti kushtetues i Konkursit publik, bazë e një sistemi demokratik efiçent,  mbeti një relike vetëm për qëllime dekorative.
  5. Demokracia e vërtetë është në kundërshtim me idenë e njëshit dhe se ajo ndërtohet me pjesmarrjen efektive të qytetarëv në Vendimarrje dhe kontroll të vazhdueshëm. Pas dekadash zhgënjimesh, Ne duam të ndryshojmë tendencat autoritariste dhe idenë e përgjithshme se Shqipërinë mund të ndryshojë njëshi i radhës sado prestigjator dhe fotozhenik të duket ai.
  6. Figura e njëshit dhe tendenca autoritariste është rritur dhe për faktin se demokratizimi i partive shqiptare jo vetëm nuk ka bërë progres por ka shënuar regres. Partitë nuk sillen  si organizata  vullnetare ku diskutohen ide por si brigada të emëruara nga njëshi për të rekrutuar  njerëz me premtime për ndarjen e të mirës publike duke shkelur çdo normë të Kushtetutës dhe Shtetit të së Drejtës. Në këtë mënyrë është hipokrizi të mendosh se partitë  mund të injektojë demokracinë në sistem sepse ato nuk e prodhojnë atë në brendësi të organizimit dhe funksonimit të tyre.
  7. Klasa politike e tranzicionit ka dështuar në ndërtimin e Shtetit të së Drejtës, sepse në bazë të funksionimit të institucioneve dhe zgjidhjes së konflikteve sociale nuk është ligji por arbitrariteti i personit të veshur me pushtet. Në këtë mënyrë ligji është kthyer në një mjet tiranik që përdoret për të formalizuar abuzimet e më të fortit dhe për ta bërë të pranueshme padrejtësinë.
  8. Po ashtu, ndarja dhe balancimi i pushteteve e konceptuar si një mekanizëm lirie dhe  për sigurimin e të drejtave  kushtetuese dhe dinjitetit të Njeriut, nuk ka përmbushur këtë objektiv. Pavarsia dhe autonomia e institucioneve është përkëthyer në një pavarsi abuzimesh në dëm të interesit publik pa kurrfarë llogaridhënie.
  9. Nga ana tjetër Ne besojmë se anjë formë organizimi dhe aq më shumë Shteti, nuk mund të mbijetojë pa llogaridhënie. Mentaliteti i vjetër i një shteti që vendos në errësirë dhe padijeni të qytetarëve është karakteristikë e pushtetarëve të tranzicionit që kanë alergji trasparencën  reale dhe që e zëvendësojnë atë me fushata imazhi të ngadhnjimit personal.
  10. Në këtë mënyrë qytetarët e këtij vendi ndihen si në kurth, sepse nuk kanë mundësi të ndryshojnë fatet e vendit edhe pse i kuptojnë dhe diskutojnë problemet çdo ditë. Pushteti jo vetëm nuk siguron trasparencën  e qeverisjes por i frikësuar, mban larg qytetarin nga vendimarrja direkte siç janë  referendumet, iniciativat ligjvënëse apo peticionet.
  11. Pushtetarëve të tranzicionit u  intereson vetëm qytetari spektator, që ti rrijë larg pallatit të pushtetit dhe të thirret vetëm për brohortije apo protesata pasi pushteti i ka marrë vendimet e tija.  Propaganda e sistemit oligarkik synon të dekurajojë qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka mundësi për ndryshim të vërtetë dhe duhet të pranojmë gjithmonë të keqen më të vogël.
  12. Prandaj ne kërkojmë të nxjerrim qytetarët shqiptarë nga dëshpërimi kolektiv duke i dhënë mundësi dhe instrumenta juridikë atyre të vendosin drejtëpërsëdrejti  për fatet e vendit, vendimarrjen politike dhe ndërtimin e makinës shtetërore. Vetëm nëprmjet vendimarrjes qytetare dhe jo nështetasve “sehirxhinj” do krijojmë jo vetëm një demokraci dhe shtet efiçent dhe llogaridhënës, por do rrisim dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe progresit të gjithë shoqërisë shqiptare.
  13. Në këtë mënyrë do sjellim në shtratin normal jo vetëm nocionin e demokracisë dhe shtetit  por edhe  atë të  pushtetit.  Një “pushtet i holluar” dhe jo në dorë të njëshit të plotfuqishëm, një pushtet që i kërkohet llogari, një pushtet trasparent do dekurajojë hajdutët dhe injorantët me kollare sepse jo vetëm që me të nuk mund të pasurohesh por mund të mbash përgjegjësi nëse nuk je i aftë dhe shkakton dëme interesit publik dhe interesave të qytetarëve. Një pushtet i konceptuar si përgjegjësi dhe i superkontrolluar do inkurajojë njerëzit kompetentë dhe me sens të lartë qytetar.
  14. Ne ndryshe nga “pseudo shpëtimtarët” nuk duam të ngjiremi  duke thënë na e jepni pushtetin neve që të bëjmë Shqipërinë, ose jepjani A – së sepse  është më e mirë se B – ja!

JO dhe ASNJËHERË!

 Idea që ti japësh dikujt çelësat e Shqipërisë që ta bëjë sipas vizionit të tij magjik , nuk ka funksionuar dhe nuk ka lidhje me demokracinë. Ne jemi kundër këtij koncepti.

 Ne jemi me idenë që ai që drejton është përfaqësuesi i popullit dhe nuk duhet të parafabrikojë asgjë por të realizojë atë që  VENDOSIN dhe KËRKOJNË  qytetarët në çdo kohë   dhe jo njëherë në 4 vjet. Është sovrani, pra qytetarët që zgjedhin dhe shkarkojnë në çdo moment, njerëzit më kompetentë dhe të përgjegjshëm që të merren me mbrojtjen e interesit publik dhe me drejtimin  e makinës shtetërore.

  1. Nisma jonë për normalizimin e Shqipërisë, nuk është një tekë intelektuale, por reflektim i thellë shkencor mbi ndërtimin e një demokracie  funksionale dhe një shteti efiçent që të garantojë interesin publik, të drejtat kushtetuese dhe shërbimet publike, si një: shëndetësi dinjitoze, arsim profesional, siguri publike, siguri juridike, zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi të tregut dhe konkurrencë të ndershme,  informim dhe trasparencë, ambient të pastër dhe qytete të banueshme, vendimarrje të qytetarëve mbi territorin dhe hapësirat publike.
  2. Nisma jonë është në sinkroni me tendencat e botës perëndimore për një pjesmarrje gjithmonë e më shumë të qytetarit të informuar  në vendimarrjen direkte. Ne frymëzohemi nga eksperiencat më kuptimplote  të shteteve të mëdha demokratike si Progressive Era në ShBA, lëvizjë për modernizimin e Amerikës së sotme. Ne duam të vëmë në jetë trasparencën dhe llogaridhënien maksimale të qeverisjes si në vendet skandinave apo dhe instrumentat juridikë të  demokracisë zviceriane.
  3. Vizioni ynë nuk është për të vendosur një Demokraci Direkte por  nje Demokraci Pjesemarrese qe të përmirësojmë DEMOKRACINË AKTUALE PËRFAQËSUESE duke krijuar një raport të vërtetë besimi mes të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit. Midis qytetarit dhe drejtuesëve të makinës shtetërore.

Përfaqësimi ka kuptim kur i përfaqësuari zotëron instrumentat juridikë, jo vetëm të zgjedhë atë që dëshiron (i pa parapërcaktojnë  nga të tjerët) por dhe ta kontrollojë dhe ta shkarkojë në çdo moment kur ky raport besimi ka humbur. Vetëm kur ti kemi hequr mundësinë pushtetarëve të zgjedhin njëri – tjetrin do mund të azerojmë  çdo mundësi për krijimin e oligarkive dhe raporteve klienteliste.

  1. Në këtë mënyrë do kemi rekuperuar sensin e llogaridhënies dhe të përgjegjësisë për çdo veprim ose mosveprim që shkakton dëm interesit publik dhe atij privat.

Duke shtuar urat e komunikimit të vazhdueshëm me popullin, do mbajmë gjithmonë të togëzuar qeverisjen me qytetarët.

Në këtë mënyrë do krijojmë efektivisht mundësinë që pushtetarët të kurojnë interesin publik dhe jo personal apo dhe më keq të ndjekië axhenda antikombëtare si ka ndodhur deri më sot.

  1. Ne nuk mendojmë se qytetarët shqiptarë janë inferiorë ndaj popujve të tjerë apo kanë më pak aftësi për të kuptuar dhe vendosur. Madje jemi të bindur se qytetarët rrisin sensin e përgjegjësisë nëse bëhen pjeseë e vendimarrjes. Demokracia pjesmarrëse ka në ADN mundësinë për tu korigjuar rrugës ndryshe nga oligarkia që konsolidon format e abuzimit.
  2. Ne besojmë (ashtu si thoshte dhe Roosevelt) që populli vjen përpara makinës shtetërore që është në shërbim të tij dhe jo e kundërta si në tezat autoritariste. Ne besojmë që qytetarët zgjedhin dhe ndërtojnë atë makinë shtetërore që i përgjigjet më mirë nevojave të tija. Vende  të ndryshme kanë arritur të realizojnë me tentativa dhe  mënyra të ndryshme  demokracitë funksonale dhe shtete efiçentë përballë nevojave të  një shoqërie moderne si kjo e sotmja.

 

24.    Zgjedhjen direkte dhe shkarkimin prej qytetarëve të funksionarëve të lartë të Republikës si deputetët e Kuvendit,  antarët e Këshillit të Lartë të Dretjësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarët dhe antarët e Këshillave të njësive vendore, Avokatin e Popullit, antarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtorin e Përgjithshëm të Trasparencës, Drejtorin e Përgjithshëm të Konkurseve Publike, Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Ushqimore dhe barnave, Autoritetit  për Konkurrencën dhe Autoritetit për Median.

Nëse i heqim mundësinë pushtetarëve të zgjedhin njëri tjetrin do kemi zhdukur oligarkinë, do kemi siguruar llogaridhënien përpara qytetarit në mënyrë që funksionarët e Republikës të ndjekin interesin publik dhe jo atë personal, klientelist apo më keq  antikombëtar.

Ndarja dhe autonomia e pushteve si një mekanizëm lirie dhe sigurie e të drejtave tona u shndrrua në një autonomi abuzimesh pa kontroll dhe llogaridhënie. Gjithashtu partitë shqiptare nuk arrijnë të injektojnë dot demokraci në sistem, pasi funksionojnë si brigada plaçkitëse të të mirave publike.

Kështu sistemi nuk ka asnjë instrument për tu vetërregulluar nga brenda edhe sikur ta dëshironte këtë gjë. Por sistemi funksionon perfekt për ata që janë sipër edhe pse jo për qytetarët.

25.    Sanksionimin e së drejtës të popullit sovran për të modifikuar me nismën e vet Kushtetutën dhe makinën shtetërore.

26.    Fuqizimin e instrumentave të demokracisë direkte si referendumi, nismat ligjvënëse dhe peticione të detyrueshmë për  shqyrtim nga institucionet e Republikës.

27.    Kufizimin në vetëm dy mandate për çdo post publik ose me interes publik.

28.    Sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura dhe votim elekronik. Parashikimi i votës për emigrantët në një sistem që siguron integritetin e proçesit.

29.    Konstitucionalizimin e partive politike që të organizohen në respekt të parimeve demokratike si dhe trasparencë e plotë e financimit të tyre.

30.    Ndërtimin e një shërbimi kombëtar të trasparencës për çdo veprimtari apo akt të makinës shtetërore, në mënyrë që informacioni të bëhet menjëherë publik (me letër ose on line) pa patur nevojë për kërkesë paraprake.

31.    Ndërtimin e një autoriteti kombëtar për organizimin e  çdo konkursi publik, zhvillimi dhe vlerësimi i të cilit  bëhet menjëherë  me teknologji optike dhe do trasmetohen në kohë reale nga kanali i 2 i TV publik dhe on line.

32.    Krijimi i përgjegjësisë civile për çdo funksionar publik (përfshirë dhe magjistratët) në mënyrë që dëmshpërblimi  për dëmin e shkaktuar tu ngarkohet atyre dhe jo shtetit.

33.    Detyrimi i përgjithshëm dhe jo me kampione i deklarimit on line i pasurive të çdo funksionari publik, shoqëruar me rëndimin e veprave penale përkatëse.

 

a.       Zgjedhjen direkte dhe aplikimin e Recall-it ose sharkimit në çdo kohë të funksionarëve të lartë të Republikës dhe makinës shtetërore nga qytetarët si:

1.       Deputetët e Kuvendit

2.       Presidenti i Republikës

3.       Prokurori i Përgjithshëm

4.       Antarët e Gjykatës Kushtetuese

5.       Antarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

6.       Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

7.       Kryetarin e Bashkisë dhe Komunës

8.       Avokatin e Popullit

9.       Drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar

10.   Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

11.   Ne vijim....


Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.08.2015 : 01:02:37 PM
1

Afrimi i qytetarit tek vendimarrja eshte e vetmja garanci qe te realizohet INTERESI PUBLIK. Kontroll i vazhdueshem dhe jo periodik si dhe llogaridhenia per cdo vendim qe merret nga pushteti i deleguar perpara qytetarit eshte INSTRUMENTI  me i mire, qe pushtetaret mos te krijojne lidhje mes tyre por vetem me popullin