Detajet e pyetjes
Nje skedar kombetar dhe publik per gjithe personat qe bejne ngacmime seksuale duke abuzuar me pushtetin qe kane
01.26.2015 : 01:35:37 PM | DREJTËSIA | rezarta
2
635
shk
6
prgj

Nuk behet fjale per ngacmime mes njerezve te barabarte. Behet fjale per dike qe ka pushtet ndaj teje. Per dike qe ka pushtet per te marre ne pune dhe kerkon favore seksuale ndaj teje. Mijera funksionare publike apo dhe biznesmene private qe detyrojne femrat tiu nenshtrohen seksualisht per BUKEN EGOJES.

Kjo duhet te marre fund dhe te denohen me 3-5 vjet burg si kudo plus QE TE PUBLIKOHEN NE NJE SKEDAR ONLINE GJITHA ATA QE KANE TENTUAR.

Vetem keshtu do kene frike "abuzuesit e femres" qe mund te jete mortra, bija apo nena jote! REFLEKTOJME


Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.26.2015 : 02:47:28 PM
1

SHPETOJME GRUAN NGA DHUNA NE SHOQERI

SHPETOJME NENAT TONA NGA RRUGACET QE I DETYROJNE QE PER NJE VEND PUNE, TE SHESIN DINJITETIN!



01.27.2015 : 12:24:35 AM
0

Ne Shqiperi ke frike te kerkosh pune se ta kerkon me pare pronari :( 

Ky eshte realiteti i hdhur dhe femrat e mjera e pranojne ne heshtje kete sklllaveri vullnetare se nuk dine cte bejne.

Kjo nisme me duket madheshtore dhe do e votoj partine qe do e beje pjese te programit politik



01.29.2015 : 09:34:55 PM
0

Fatekeqsisht ky eshte procesi neper te cilin vajzat dhe grate duhet ta kalojne sa here duhet te kalojne nje interviste pune :(  duket sikur ka dhe nje pranim te shoqerise  mashkullore qe eshte normale qe te ndodh keshtu.

Un prpozoj se duhet et kete programe sensiblizuese dhe masa shtenguese dhe ne kodin penal sa u perket ngacmimeve seksuale si dhe padiskutim te publikuar emrat e tyre ne  nje databaze ku cdo kush mund ti shihte .

ON ON HUMAN RIGHTS 

 



02.02.2015 : 04:15:33 PM
0

Do isha sh dakord! Ne bote ka regjistra dhe per pedofilat. Vetem turpi dhe reputacioni  mund te frenoje instiktet kafsherore te dikujt qe ka pushtet mbi dike qe kerkon nje pune per tu ushqyer!



07.01.2015 : 08:47:09 PM
0

Sigurisht gjeja e duhur!!!



07.01.2015 : 08:51:31 PM
0

Mund te ndodh qe femrat bejne shantazhe kot pastaj?