Detajet e pyetjes
Propozime mbi permiresimet e draftit te deritanishem mbi shendetesine
01.08.2015 : 12:40:57 PM | SHËNDETËSIA | shqipON
5
438
shk
2
prgj

Off: Një sistemi vampir mbi shëndetin e shqiptarëve

ON: Të drejtës për një shëndetësi dinjitoze dhe publike

 

 

Atë që  ëndërroi dikatori Hoxha, e realizuan pasuesit e tij sot. Shqipëria,  nga raporti i TIA 2013, del se është vendi i 1rë në Botë për korrupsionin në  shëndetësi.

Kjo situatë nuk ka ardhur rastësisht dhe papritur. Për atë ka përgjegjës direktë dhe ka kontribuar e gjithë “pseudo elita” e tanishme duke filluar  nga bluzat e sterrosura, që janë kthyer nga njerëzit më të dashur (si janë në Evropë)  në kategorinë më të urryer për shqiptarët. Pazaret me jetën e shqiptarëve janë tashmë një rregull i padiskutueshëm për këta vampirë të pashpirt. Shqiptarët ndihen në kurth, dhe vetëm ata që kanë para mund të shpëtojnë nga kthetrat e këtyre krijesave. Rastet e abuzimit dhe vdekjeve nuk janë çuar kurrë në gjykatë dhe aktualisht nuk ka asnjë mjek apo matrapaz barnash i dënuar për këto vepra penale të rënda.

Por çfarë nënkupton e drejta për një shëndet të mirë dhe si është rregulluar në legjilacioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar?

Tradicionalisht shëndeti është parë më shumë si një çështje e sferës private se e asaj publike. Ligjet e para në lidhje me shëndetin e kanë zanafillën gjatë periudhës së industrializimit: the Moral Apprentices Act (1802) dhe Public Health Act (1848). Këto dy ligje u miratuan ne Mbretërinë e Bashkuar dhe u shikuan si një mjet për të kontrolluar trysninë sociale gjithmonë e n rritje që vinte nga kushtet shumë të vështira të punëtorëve. Gjithashtu edhe në kushtetutën e Meksikës të 1943 gjejmë disa referime lidhur me përgjegjësinë e shtetit për mbrojtjen e shëndetit publik.

Çështja e shëndetit mori përmasa ndërkombëtare vetëm me krijimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 1946, e cila e përkufizon shëndetin si  një mirëqënie e plotë fizike, mendore dhe sociale që nuk konsiton vetëm në mungesën e sëmundjeve. Gëzimi i nje gjëndje shëndetsore sa më të mirë të mundshme përbën një të drejtë themelore të individit pavarësisht racës, fesë, bindjeve politike, gjendjes ekonomike dhe sociale. E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin.

Normativa kryesore ndërkombëtare për të drejtën themelore për shëndet përbëhet nga:

  • Deklarata universale e të drejtave të njeriut (neni 25)
  • Konventa ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale, dhe kulturore (neni 12)
  • Karta sociale evropiane (neni 11)
  • Deklarata amerikane për të drejtat dhe detyrimet e njeriut (neni 33)
  • Karta afrikane e të drejtave të njerëzve dhe popujve (neni 16)

Ajo që duhet nënvizuar është fakti se e drejta për shëndet është e ndërvarur me të drejta të tjera themelore si e drejta e jetës, e drejta e integritetit fizik dhe moral, e drejta për informim, e drejta për edukim, e drejta për punë dhe të drejtat gjatë punës, e drejta për një ambient të shëndetshëm, e drejta për strehim, dhe e drejta për ushqim. Kjo do të thotë se e drejta për shëndet bën pjesë te ato lloj të drejtash që bëjnë të mundur gëzimin e të drejtave të tjera por edhe që nuk mund të gezohet pa qenë të garantuara më parë disa të drejta të tjera.

Në vendin tonë e drejta për shëndet është një e drejtë kushtetuese: shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetsor nga shteti (neni 55/1), askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca,  feja,  etnia,  gjuha,  bindjet  politike,  fetare  a  filozofike,  gjendja  ekonomike,  arsimore,  sociale ose përkatësia prindërore (neni 18), fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të  veçantë nga shteti (neni 54/1). 

Gjithashtu e drejta për shëndet është objekt i shumë ligjeve të shtetin shqiptar si: ligji “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, ligji “Për Shëndetin Mendor”, ligji “Për Sigurimet Shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”, ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, Kodi penal, si dhe Karta e të Drejtave të Pacientit e miratuar ne 2011 nga Ministria e Shëndetësisë.

Pavarësisht nga legjislacioni gjendja e shëndetësië në vendin tonë është tejet e rënduar për të mos thënë katastrofale aq sa nuk është çudi që perceptimi i publikut është që nëse nuk ke para vdes. Në bazë të të dhënave të OBT-së Shqipëria është vendi që investon më pak në rajon në fushën e shëndetësisë, duke lënë pas vetëm Moldavinë:

Ka numrin më të ulët të mjekeve në raport me popullsinë:

Shqipëria radhitet gjithashtu ne vendet e fundit për sa i përket numrit të spitaleve në raport me popullsinë:

 

Padyshim që korrupsioni dhe pandëshkueshmëria janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar dhe vazhdon të ndikojnë në krijimin e kësaj situate. Kështu shpesh herë ndodh që njerëzit kanë frikë tu drejtohen qendrave spitalore edhe për kurimet bazë nga pamundësia për të paguar nën dorë mjekun (por dhe infermieret) i cili, duhet të theksohet, është i punësuar  nga  takaspaguesit, pra ne. Qytetarët nuk kanë faj kur thonë që nese nuk paguan nuk te shohin me sy, por situata është dhe me keq: jo vetëm nuk të shohin por edhe të dëmtojnë.  Është e qartë që këtë problem nuk e kanë individët që i përkasin kastës sepse ata kanë mundësi të kurohen në spitalet më të mira brenda dhe jashtë vendit. Tjetër problem është dhe garancia që kanë mjekët që në rast se gabojnë, qoftë me vetëdije qoftë duke qenë neglizhentë ndaj pacienteve, nuk do tu hyjë gjemb në këmbë, sepse fajtor del gjithmonë pacienti, dhe ndonjeherë dhe ai që humb jetën. Pse ndodh kjo?

Natyrisht duhet theksuar dhe gjendja mjerane e infrastrukturave spitalore publike në rrethe por edhe në kryeqytet, që kërkojnë ndërgjegjsimin e të gjithë aktorëve në vend. Kohën e kanë pasur sigurisht, pse jemi akoma në këtë gjendje?

Propozime

  1. Transparenca. është e domosdoshme ngritja dhe forcimi i një sistemi shëndetësor trasparent të bazuar në meritokraci dhe llogaridhënie:
  • Të ardhurat dhe shpenzimet  e spitaleve online
  • Cv e mjekeve dhe procedura e rekrutimit të jenë të aksesueshme online nga të gjithe qytetarët
  • Rezultatet e vizitave të jenë të shkruara qartë dhe të regjistruara elektronikisht.
  • Kartelat klinike të pacienteve të mbildhen në një arkiv elektronik kombëtar, dmth cilido mjek duhet të jetë në gjendje të ketë akses në kronologjinë  mjekësore të pacientit.
  • Recetat të plotësohen me computer dhe të mblidhen në kartelën klinike të pacientit. Në receta të tregohet ekskluzivisht principi aktiv dhe jo marka.
  • Instrumentat dhe mjetet spitalore të jenë gjithmonë të përdorshme dhe përndjekje penale për ata që, për interesa personale, dërgojnë pacientët në struktura private.
  1. Shërbime bazë efikase  të garantuara për të gjithë shtresat më në nevojë të popullsisë.
  2. Shërbim urgjence efikas, që përfshin dhe rinovimin e mjeteve dhe krijimin e garantimin e korsive preferenciale për shërbimin e urgjencës.
  3. Ndalimi i dypunësimit në publik dhe në privat. Shqipëria nuk është sot gati të garantojë që të punuarit e një mjeku ne spital privat të mos influencojë punën e tij në strukturat spitalore publike.
  4. Farmacitë të publikojnë on line bilancet e tyre si dhe të publikojnë, të paktën cdo dy muaj, cmimet e barnave që ata tregtojnë.
  5. Të ndalohet shitja në Shqipëri të barnave që nuk lejohen të tregtohen në tregun e BE-së. 

Shto përgjigje
Ju lutem ose Regjistrohu në qoftë se ju doni të shtoni një përgjigje.
Përgjigjet e shtuara
01.13.2015 : 02:02:24 PM
1

KARTELA ON LINE qe te kontrollohet se cili doktor ka bere cfare, se cfare ilacesh ka dhene, se sa ka punuar, se cfat ka patur pacienti i tij etj etj. Mos presim qe te doktori te jete i mire me ne, por ti heqim mundesine per te bere keq! ZGJOHEMI !!!!



01.26.2015 : 02:44:04 PM
0

Krijimi i nje dege te prokurorise te specializuar per krimet kunder shendetit dhe mjekeve me bluza te zeza. Vetem kur te denohet mjeku i pare ne vendin e shushunjave do kete DREJTESI